Lihet në burg Erdgys Arrazi, 31-vjeçari gjatë seancës gjyqësore: S'kam shkuar ende te varri i fëmijëve

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër do vijojë të qëndrojë në burg.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Elona Mihali, ka vendosur të miratojë vendimin e gjykatës së Shkodrës, duke e lënë në qeli ndërsa është në hetim me akuzën për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.

Arrazi kishte apeluar vendimin e Gjykatës me shpresën e zbutjes së masës së sigurisë, për shkak se tashmë e gjithë familja e tij, është shuar, si pasojë e mbytjes në lumë të gruas dhe fëmijëve të mitur.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në ditët e para të muajit Maj 2024, tronditi opinionin publik në vend.

Pas tre ditësh kërkime intensive në lumin Buna, policia gjeti trupin e Almës 39-vjeç dhe djalit të vogël 3 vjeç, ndërsa trupat e dy vajzave të mitura 8 dhe 9 vjeç u gjetën në ditët e para të muajit maj.

Policia arrestoi pas ngjarjes  bashkëshortin Erdgys Arrazi me dyshimet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, akuzë e kundërshtuar nga familjarët e tij.

Çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.

Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte në Durrës.

Imazhet e fundit filmike të Alma Arrazit me tre fëmijët e mitur ishin mbi urrën e lumit “Buna” në Shkodër.