Policia Rrugore e Shkodrës me ''dorë të hekurt'', mbi 3400 gjoba gjatë majit
Policia Rrugore e Shkodrës gjatë majit ka qenë e pranishme në të gjitha akset rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qarkullim, duke vendosur 3433 masa administrative.
Si rezultat i kontrolleve me mjete inteligjente, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 16 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Masat administrative u vendosën vepra të ndryshme, 730 për parakalime të gabuara; 97 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 42 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike; 176 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve; 227 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve; 869 për parkime të gabuara; 16 për mungesë të policës së sigurimit; 29 për xhama të erresuar; 1247 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje.
