Avokati në intubim pas rrahjes, Aliaj: Do i bënim presion Mëngjesit. Visha: Është tentativë vrasje
Gjendja e avokatit sokol mëngjesi u paraqit e vështirë edhe këtë të enjte. Të mërkurën ai u godit në kokë me send të fortë sapo la djalin në kopësht, e pasi ra në tokë u qëllua sërish me shqelma nga tre persona.
Poliica vijon të kërkojë tre nga autorët, Elton Kasajn, Drivald Alian dhe Romario Tabakun, ndërsa të ndaluar janë Dritan Nano dhe Dorian aliaj.
Ky i fundit në dëshminë e dhënë është shprehur i keqardhur për ngjarjen e rëndë të avokatit i cili prej të martës në mbrëmje është në intubim.
Burimet shprehet se ai ka deklaruar se gjithçka e bëri për miqësi dhe për ti bërë presion, që Mëngjesi të hiqte dorë nga procesi për detyrimin e pashlyer në gjyqin e fituar.
Ndërkaq 58 vjeçari Dritan Nano që sipas policisë është organizator i ngjarjes mësohet se nuk ka pranuar të ketë qenë pjesë e ngjarjes së rëndë
Për ngjarjen është ngritur akuza e goditjes për shkak të detyrës, ndërsa Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj ka kërkuar dënimin e veprimit duke e cilësuar si një sulm ndaj së drejtës për të pasur avokat në gjykim.
Mësohet se një muaj më parë palët në konflikt kanë takuar avokatin ku dhe i kërkuan të hiqte dorë nga çështja.
