Adriana Kalaja kallëzon Veliajn dhe Malajn në SPAK: Bashkitë kanë kryer korrupsion në bashkëpunim
Adriana Kalaja në emër të Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kreun e Bashkisë së Matit, Agron Malajn për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm të tenderave.
Kalaja është shprehur se hoteli Labrisa në Dhërmi duhet të hetohet për burimin të ardhurave pasi është i ndërtuar nga drejtorët e Veliajt dhe vëllai i Agron Malaj ka përfituar një tender 3.5 milionë euro nga UKT.
'Drejtori i UKT Tiranë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Vleiaj, ne kemi çmuar se përmbushen të gjitha hapat për të bërë një kallëzim penal shtesë dhe kundër Bashkisë së Matit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe përfitimi i paligjshëm që ka bërë vëllai i Agron Malajt në cilësinë e ortakut me katër kompani që ne kemi denoncuar më herët.
Kemi sjellë në vëmendje të SPAK megjithëse këto shkelje shumë të rënda në buxhetin e bashkive respektive janë evidentuar dhe nga KLSH, që ne e kemi referuar dhe organi hetimor nuk ka marrë asnjë masë që lidhet me avancimin mëtejshëm të konsumimin e këtyre veprave penale.
Ne i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë hotelin Labrisa në Dhërmi, po ashtu kemi kërkuar ngritje e një grupi hetimi që të gjejë burimin të ardhurave që është ngritur ky hotel dhe kemi kërkuar një analizë të hollësishme për tenderat që ka përfituar vëllai i Malajt në Bashkinë e Tiranës'.
