Tirana me sytë nga finalja e Kupës, fati i bardhebluve në duart e Egnatias
Tirana arriti që të fitonte ndeshjen e fundit të kampionatit me Egnatian, duke triumfuar me rezultatin 0-3 në Rrogozhinë.
Një fitore që i pozicionoi bardheblutë në vendin e pestë, duke humbur mundësinë për të garuar në “Final 4”, pasi Skënderbeu fitoi ndaj Vllaznisë.
Megjithatë, për Tiranën nuk ka marrë ende fund sezoni, pasi ndonëse nuk do të zbresë me në fushë për këtë sezon ka ende shanse për të marrë një biletë europiane.
Bardheblutë do të fitojnë të drejtën për të luajtur në turin e parë të Conference League-s në rast se Egnatia do të fitojë të martën Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit.
Me Skënderbeun që nuk ka të drejtë të marrë pjesë në Europë, do të mjaftojë suksesi i rrogozhinasve për të dërguar Tiranën në Kupat e Europës.
E thënë me thjeshtë, Tirana bën tifo në finale për Egnatian në finale e Kupës.
Bardheblutë do të mbeteshin thatë vetëm në rast se Kukësi, i cili edicionin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Verilindorët kanë eliminuar më parë Partizanin dhe Tiranën, ndërsa tani do të kenë përballë fituesit në fuqi të Kupës se Shqipërisë, Egnatian.
Rrogozhinasit janë të uritur për trofe, teksa në gjithë historinë e tyre kanë fituar pikërisht vetëm Kupën e vitit të shkuar.
Ndaj Kukësit do të duan pa dyshim që të marrin një tjetër trofe, por në mënyrë indirekte kanë në dorë edhe fatin e Tiranës, që shpreson shumë që Kupa të shkojë në Rrogozhinë.
