Ndryshimi i formulës dhe llogaritë e Vllaznisë, Tufa: Në Agli nuk tolerohet kjo gjë, ndaj duhet zgjidhje

Gazetari sportiv Bashkim Tufa i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” foli mbi ndryshimin e fundit të formulës së kampionatit të futbollit shqiptar.

“Në 85 kampionate që janë luajtur deri më sot, formula apo struktura e kampionatit tonë ka ndryshuar 38 herë.

Në këndvështrimin tim, kjo me 10 skuadra pati jetëgjatësinë prej një dekade, por ishte më e sakta.

Ne jemi një vend i vogël dhe me një futboll të vogël, mua më vjen keq, por po përmend një shembull, në Angli dënohesh nëse ti fut një skuadër të dytë.

Sepse me lojën tënde dhe tolerimin ke dëmtuar Tiranën, Teutën, Dinamon. Pra gara është dëmtuar dhe kjo rregullohet nga Federata”, u shpreh Bashkim Tufa.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE