BOKS/ E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 23:09
Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nukdo të zhvillojë ndeshjen mbrëmjen e sotme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë.
Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë.
Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë. Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

