VIDEO/ “Dëshiroj të kërcej me Camavingën”, Ançeloti dhuron “show” në festën e titullit të Realit

Një moment epik u regjistrua gjatë festës së titullit kampion të Real Madridit, i cili ishte i 36-ti në histori për madrilenët.

Në sheshin Cibeles të kryeqytetit spanjoll, u organizua një festë madhështore, teksa protagonistë u bënë trajneri italian Karlo Ançeloti dhe futbollisti Camavinga.

Gjatë fjalimit të tij, Ançeloti nuk i kurseu batutat, teksa ndër të tjera u shpreh: “Kam një ëndërr, dëshiroj të kërcej me Camavingën”.

Kjo ëndërr e tij u realizua dhe menjëherë DJ vendosi muzikën e kërcimit të Ançelotit me Camavingën.