VIDEO/ Largimi i Mbappe, tifozët e PSG e nderojnë me koreografi gjigante
Kylian Mbappe ka vendosur që të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni dhe këtë e bëri publike edhe pak ditë më parë. Një largim që ka hidhëruar tifozët e PSG-së, të cilët shihnin te ai shansin që mund të kishin për të fituar Ligën e Kampioneve.
Në klubin francez nuk e kanë pritur aq mirë këtë vendim dhe nuk është bërë asnjë komunikatë publike për lojtarin. Për më tepër, klubi nuk organizoi as një ceremoni simbolike për francezin, në ndeshjen e fundit që luante sot PSG për këtë sezon në stadiumin e vet.
Megjithatë, kanë qenë vetë ultrasit ata që kanë nderuar sulmuesin. Para sfidës, ata shpalosën një koreografi gjigande kushtuar Mbappe.
???????? Mbappé was honored by PSG Ultras in his last game at Parc des Princes. The club did not prepare any tribute for him. pic.twitter.com/ED5WqRfrEP
— CentreGoals. (@centregoals) May 12, 2024

