VIDEO/ Instikt sulmuesi, Vrioni shënon gol fantastik në Amerikë

Giacomo Vrioni realizon gol në MLS me New England Revolution. Sulmuesi i Kombëtares, i cili është lënë në harresë nga Silvinjo, ka shënuar golin e tij të dytë në këto javë të para të kampionatit amerikan me fanellën e ekipit të tij, edhe pse në fund nuk  shërbeu për t’i siguruar pikë.

Vrioni ishte titullar në ndeshjen që New England luajti kundër New York Red Bulls. Në minutën e 90 të sfidës ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili shënoi golin e 3-2 që u zyrtarizua vetëm nga ndërhyrja e VAR-it pasi fillimisht ishte anuluar për pozicion jashtë loje.

Por skuadra e tij nuk ia doli të shënonte përsëri, përkundrazi pësoi një tjetër gol duke u mundur me shifrat 4-2. Ky ishte goli i dytë i Vrionit në fillimin e këtij sezoni në kampionatin amerikan.