Chermen Valiev kualifikohet për në Lojërat Olimpike, Shqipëria përfaqësohet nga tre mundës në Paris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 21:05
Pas Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, edhe mundësi Chermen Valiev do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Mundësi rus u kualifikua pas triumfit ndaj Avtandil Kentchadze, Frank Chamizo, Viktor Rassadit dhe në finale ndaj Soner Demirtas në peshën deri në 74 kilogramë.
Në këto kushte, Shqipëria do të përfaqësohet nga 3 mundës në Lojërat Olimpike, me shpresën se do mund të arrijmë rezultate pozitive.

