Atletico fiton me një “perlë” të de Paul ndaj Celta Vigos

Atletico i Madridit “hipotekon” vendin e katërt në La Liga, pozicion që e çon në Champion League sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi me rezultat minimal ndaj Celta Vigos në “Metropolitano”.

Los Colchoneros thellon në tetë pikë diferencën me Atheltic Bilbaon kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur, pra janë edhe nëntë pikë në lojë.

Golin që vendosi këtë takim e realizoi argjentinasi de Paul gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt me një goditje fantastike në hyrje të zonës që shkoi në trekëndëshin e portës.