VIDEO/ Sokol Cikalleshi nuk fal para portës, sulmuesi i Kombëtares kuqezi gjen golin e 12-të këtë sezon në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 19:39
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka gjetur një tjetër gol në Superligën e Turqisë.
Në minutën e 38-të, ai shënoi golin e tretë për skuadrën e tij duke e mbyllur në shifrat 3-0 pjesën e parë kundër Samsunsporit.
Pas një goditje standarte, Cikalleshi gjuan me kokë duke shkundur rrjetën e kundërshtarit.
Rikujtojmë që ky është goli i 12 i tij në këtë sezon në kampionat.
S. Cikalleshi buteur ⚽️
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 12, 2024
pic.twitter.com/VwvRktMl45
