Gutti: Guler është lojtar shumë më i mirë se unë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 18:41
Gutti Hernandez beson se Arda Guler është tashmë një lojtar shumë më i mirë se ai.
Guler shënoi në fitoren e fundit 4-0 të Los Blancos në La Liga ndaj Granadas.
Ai shënoi golin e dytë të skuadrës në fundin e pjesës së parë.
Talenti turk, i cili iu bashkua klubit nga Fenerbahce në verën e vitit 2023 për 30 milionë euro, tani ka shënuar tre gola në 10 ndeshje për Los Blancos.
Ai tha për Madrid Xtra në X: “Arda Guler është një lojtar shumë më i mirë se unë, pa asnjë dyshim”.
Guti luajti 542 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar 77 gola dhe duke dhënë 94 asiste.
Gutti fitoi 13 trofe me Los Blancos, duke përfshirë tre tituj të Champions League dhe pesë trofe të La Ligas.

