Dasma Aniston-Theroux ende enigmë
Jemi në qershor dhe aktorja Jennifer Aniston nuk është bërë ende gruaja e Justin Theroux, pavarësisht se për 6 muaj është folur shumë.Fillimisht duhet të martohej pas ndarjes së çmimeve "Oscar", pastaj në mënyrë sekrete në Hawaii, më vonë brenda 3 muajsh duke nisur nga shkurti 2013 dhe së fundi, përpara Festivalit të Cannes.Mirëpo, jemi në qershor dhe Jennifer Aniston nuk është bërë ende gruaja e Justin Theroux. Pas thuajse 6 muajsh zhurmë e data të pavërteta, vjen edhe befasia e radhës.Martesa po vijon të shtyhet, jo për ndonjë krizë që ka kapur çiftin! Duket se bëhet fjalë thjesht për çështje prioriteti.Sipas "People", Jennifer dhe Justin pothuajse e kishin programuar martesën, pasi ajo ishte duke zgjedhur edhe se çfarë do të vishte ditën e shënuar. Mirëpo në një farë pike, diskutimi kaloi në plan të dytë, për shkak se çifti është i mbytur me punë. Kështu, ata kuptuan se kanë disa prioritete të tjera, veç martesës.Mësohet se Jennifer mezi pret të bëhet gruaja e Justin, por kanë nevojë të kuptojnë sesi të krijojnë një jetë që t'i bëjë të dy të lumtur. Në këtë pikë, data e martesës mbetet ende enigmë.