Halle Barry do të bëhet me djalë
Duket se Nahla Aubry, do të ketë një vëlla të vogël, pasi nëna e saj e famshme, Halle Barry, është shtatzëne prej disa muajsh.Këtë lajm e konfirmoi i fejuari i aktores Halle Berry dhe babai i foshnjës, Oliver Martinez të Mërkurën në Paris.
"Djali im do të jetë një amerikan, por unë mbetem francez," tha ai për "People" në tapetin e kuq në natën e hapjes së Festivalit të Filmit në Champs-Elysees.Të mërkurën, Martinez, 47, i pyetur rreth dallimit në mes të ngjarjeve të shtypit në Francë kundrejt ngjarjeve në Amerikë, në shtëpinë e tij për dy vitet e fundit, ai u përgjegj:"Unë jam francez që jetoj në Amerikë dhe jam përshtatur me kulturën amerikane por prap mbetem një i huaj", tha ai për People.
Ky do të jetë fëmija i dytë i aktores Halle Barry, pas fëmijës së parë me Martinez.