Kate Upton jo më beqare

Lajme të këqija për të gjithë meshkujt beqarë.Kate Upton ka gjetur më në fund një të dashur të ri.Modelja, e cila të Hënën festoi 21-vjetorin, mësohet se po frekuenton pak si shpesh të ashtuquajturin "Don Zhuan" i "Dancing With the Stars", Maksim Chmerkovskiy.Një burim pranë tyre tregon se "pasi u njohën nga miq të përbashkët, ata kanë nisur të dalin bashkë prej kohësh".Zëdhënësi i modeles ka refuzuar të komentojë, mirëpo një mik i bjondes bukuroshe ka konfirmuar se Kate dhe 33-vjeçari kanë kohë që janë afruar me njëri-tjetrin.Së fundi kanë qenë në një restorant në New York, ku dëshmitarë i kanë vërejtur në qëndrime shumë intime.