Çfarë po ndodh me Ritën dhe Carën

Tashmë këngëtarja Rita Ora dhe mikja e saj, modelja Cara Delevigne, janë të pandashme. Ato së shpejti do të bëhen edhe kolege, pasi Cara ka nisur planet për karrierën e saj si këngëtare duke bashkëpunuar me kompaninë muzikore “Roc Nation”, nën ombrellën e të cilit është edhe Rita.Gjatë një koncerti ku Rita mori pjesë, e pranishme në skenë ishte edhe Cara. Përveçse e ftuar në koncert, Cara kishte qenë aty edhe për ta "motivuar" Ritën, në mënyrë të veçantë.Në një fotografi të publikuar nga vetë Rita, të dyja shihen në skenë ndërkohë Cara në një pozicion jo edhe aq të përshtatshëm.Në disa intervista të mëparshme, Rita ishte thënë se e konsideron Cara-n si "gruan" e saj. Kjo ka nxitur shpeshherë thashetheme ku edhe është përfolur për mundësinë që të dyja të kenë më shumë se miqësi me njëra tjetrën