Kanye West tradhëton Kim-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2013, 12:12
Modelja Leyla Ghobadi, ka thënë se ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me Kanye West edhe pasi Kim Kardashian mbeti shtatzënë.
Bukuroshja 24-vjeçare ka deklaruar për revistën “Star” se këngëtari i kishte thënë se lidhja e tij me yllin televiziv ishte vetëm çështje reklame dhe asgjë serioze.
"Kjo do ta shkatërrojë familjen Kardashian. Është keq. Është shumë keq. Është turpëruese. Mirëpo, po të isha Kim dhe të prisja fëmijë, do të doja të dija (se çfarë ka bërë partneri im)", ka theksuar kanadezja.

Romanca e tyre, sipas saj, ka filluar në Korrik të vitit 2012, kur West e kishte parë Leylan duke kërcyer në një koncert të tij në Atlantic City. Në të njëjtin koncert ka qenë e pranishme edhe Kim, por në zonën VIP.
