Zbulohet ditari i këshilltarit të Hitlerit

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se kanë zbuluar një ditar të kohës së luftës së Alfred Rosenberg, një zyrtar i partisë naziste dhe këshilltar kryesor i Adolf Hitlerit.Zyrtarët nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare dhe ai i Drejtësisë u janë bashkuar përfaqësuesve të Muzeut Memorial të Holokaustit të SHBA-së për të diskutuar restaurimin e rreth 400 faqeve të shkruara me dorë të ditarit.Rosenberg është dënuar për krime lufte në procesin gjyqësor të Nyrembergut pas Luftës së Dytë Botërore dhe është ekzekutuar në vitin 1946.Ditari i tij ishte në mes të dokumenteve që mbahej nga një avokat i qeverisë amerikane në gjyqin e Nyrembergut, e i cili vdiq në vitin 1993.Muzeu i Holokaustit tha se zbulimi do t’iu jape studiuesve vështrime të reja mbi politikat e liderëve nazistë dhe përmbush qëllimet e muzeut për vazhdimin e zbulimit të “provave të autorëve të Holokaustit”.