Premiera e “Man Of Steel”, Adams ia vjedh shkëlqimin “Supermanit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2013, 13:14
Vetëm dy ditë më parë, ai shfaqi premierën e filmit të tij më të ri në New York.Ndërsa të mërkurën në premierën e filmit “Man Of Steel”, aktorit britanik Henry Cavill, shkëlqimin ia vodhi aktorja Amy Adams që parakaloi në tapetin e kuq të “London’s Leicester Square”.Aktorja amerikane, 30 vjeçe, dukej shumë bukur në një fustan mbrëmjeje të dizajnuar nga Valentino.Filmi “Man Of Steel”, është bërë nën regjin e Zack Snyder dhe nën produksionin e Christopher Nolan, i cili është i njohur për realizimin e filmit “Batman: Dark Knight”.Filmi i ri shfaq lindjen e Supermanit dhe se si ai rritet në planetin Tokë nga njerëzit, Jonathan dhe Martha Kent, rolin e të cilëve e luajnë Kevin Costner dhe Diane Lane.