Robert Pattinson gjen ngushëllim te muzika

Robert Pattinson i cili përveç se aktor, nga një pjesë e vogël e publikut njihet edhe si këngëtar, së fundmi ka nisur të shkruaj këngë për ndarje.Britaniku 27 vjeçar, së fundmi u nda nga ish e dashura Kristen Stewart me të cilën ishte në lidhje për më shumë se katër vite. Pas ndarjes nga aktorja, Pattinson u përfol se nisi një tjetër lidhje me këngëtaren Katy Perry.Por, edhe kjo e fundit duket se e la në "baltë"  pasi këngëtarja po i jep edhe një mundësi të dytë ish të dashurit, këngëtarit John Mayer.Këto situata ku Rob ka përfunduar i zhgënjyer dhe i tradhtuar e ka bërë që mllefin e tij ta shpreh nëpërmjet këngëve.'Rob gjithmonë mendon pwr muzikën. Ai vërtetë është i lumtur që sërish po kalon kohë duke luajtur në kitarë e kësaj radhe fokusi i tij janë këngët për ndarje", ka bërë të ditur një burim