Gati për një film autobiografik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2013, 14:30
Legjenda i arteve marciale, Jackie Chan, do të adaptojë një muzikal që do të përmbledhë momentet më të mira të tij të jetës dhe karrierës.Chan është duke punuar në versionin muzikal të autobiografisë së tij të vitit 1998 "I Am Jackie Chan: My Life In Action", që përmbledh jetën e prindërve të tij, edukimin e tij të hershëm në Shkollën e Operës në Pekin dhe ngritjen e karrierës së tij."Ne jemi duke kërkuar një regjisor për muzikalin për momentin. Është shumë ngazëlluese", ka thënë aktori i filmave aksion.Aktori po ashtu ka zbuluar se është duke punuar në librin e dytë autobiografik, të titulluar "Unë ende jam Jackie Chan”.