''Dy italianë në Lindjen e largët'', hapet ekspozita në muzeun “Marubi”, fotografi në Japoni

Me fotografi të japonisë në vitet 1963 – 1990 në muzeun Marubi në Shkodër është çelur ekspozita e titulluar “Dy Italianë në Lindjen e Largët”.

Njohja e japonisë përmes 2 fotografëve të famshëm italianë ka ardhur në qytetin verior të vendit  tonë, ndërsa kjo ekspozitë u vlerësua nga drejtuesit e kulturës shqiptare dhe italiane.

“Dy Italianë në Lindjen e Largët” kështu titullohet ekspozita e hapur në Muzeun “marubi” në Shkodër.

Japonia është në qendër të vëmendjes e sjellë nën syrin e forografëve Felice Beato dhe Adolfo Farsari.

Fotografitë janë realizuar mes viteve 1963 - 1990

Drejtor i Institutit italian të Kulturës  Alessandro Ruggera vlerësoi muzeun e fotografisë marubi për punën e tyre.

''Dialogu eshte baza per krijimin e nje identiteti.

Marubi eshte nje institucion i rendesishem qe jo vetem kontribuon ne rritjen kulturore, por perfaqeson identitetin e ketij qyteti'', tha Ruggera.

Në Tiranën ku problemet me institucionet e kulturës janë të mëdha, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, tha se shembulli i Marubit do të shërbejë për ringritjen e tyre.

‘’Në Tiranë kemi probleme me institucionet, kemi institucione të mbyllura.

Do bëjmë cfarë është e mundur që të marrim shembull nga Marubi’’, tha Gonxhe.