Kabaja në libër, Vasil Tole sjell traditën e sazeve përmes studimit

Sazet dhe kabaja janë përmbledhur në një studim të veçantë. Vasil Tole ka prezantuar muzikën e mjeshtrave që arritën të krijonin një shkollë kombëtare

Ansambli i këngës dhe valleve përcolli ndjenja të forta përmes notave të shtruara të fizarmonikës dhe klarinetës

Kabaja shqipe mbushi hollin e teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Akademiku Vasil Tole përmes këtij libri paraqiti studimin mbi sazet dhe llojet e tyre në thelb krijuan muzikën popullore qytetare të Shqipërisë së jugut.

Autori shprehet se kjo trashëgimi duhet të dokumentohet dhe të përcillet tek brezat e rinj.

Drejtori i Ansamblit te valleve Sokol Marsi gjithashtu analizon se sa e rëndësishme është ruajtja e trashëgimisë kulturore muzikore.

Në libër janë përzgjedhur edhe interpretimet me klarinetë e violinë te mjeshtërve që kanë krijuar me performance e tyre një shkollë kombëtare të kabasë.