Trajtimi i ujërave të ndotur në bregdet, Balluku në Lezhë: Taskforca në çdo subjekt për të certifikuar procesin

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku zhvilloi sot në Lezhë një inspektim për zbatimin e aktit normativ që ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotur përmes vendosjes së impianteve apo sistemeve të grumbullimit nga strukturat akomoduese që operojnë në zonat bregdetare.

Balluku theksoi se, ky është një proces, i cili tashmë ka nisur të zbatohet në terren.

“Taskforca do të jetë në çdo subjekt për të certifikuar e monitoruar të gjithë procesin”, nënvizoi zv/kryeministrja.

“Jemi të bindur se me bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e sipërmarrësve do të arrijmë synimin që 95% e ujërave larës në Shqipëri të klasifikohen me cilësi “shkëlqyeshëm”, theksoi Balluku.