Romeo dhe Zhuliet në skenat britanike, zgjedhja e aktores protagoniste pritet me komente negative dhe raciste nga publiku
Zgjedhja e aktores që do të luajë Zhulietën në krah të aktorit Tom Holland ka shkaktuar shumë reagime. Shfaqja e famshme Romeo and Zhuliet, do të ngjitet në skenën e Dukës së Yorkut të enjten më 23 maj, me yllin e ‘Spiderman’ në rolin e Romeos.
Megjithatë, ajo që do të luajë Zhulietën nuk e ka emocionuar publikun. Është aktorja e njohur Francesca Amewudah-Rivers.
Në një konferencë të fundit për shtyp për shfaqjen, aktorja e re tha se për të, ky rol i veçantë është një ëndërr e realizuar: Jam shumë mirënjohëse që po bëj West End-in tim. Është një ëndërr t'i bashkohesh këtij grupi artistësh të jashtëzakonshëm.
Edhe pse ka një eksperiencë në skenë, aktorja nuk e ka bindur publikun për shkak të pamjes së saj. Komentet në X flasin negativisht për zgjedhjen e aktores, duke theksuar se “ajo duhej të kishte refuzuar rolin”. Madje përmendin se ajo nuk është aq e bukur sa të luajë Zhulietën, ndërsa të gjithë këmbëngulin për faktin se ajo është me ngjyrë. Pati sigurisht edhe nga ata që mbështetën aktoren duke u shprehur se ndoshta ky është një mesazh që duhet të përcillet në epokën moderne, pasi shumë herë edhe sot mund të jetë origjina dhe pamja e dikujt një pengesë për një marrëdhënie dashurie.
Njëri shkroi se William Shakespeare do të ishte tronditur nga kjo zgjedhje, ndërsa një tjetër shtoi: Në këtë Romeo dhe Zhuliet, Zhulieta ka mustaqe.
Natyrisht, disa e mbështetën atë dhe theksuan se të luajë një grua me ngjyrë Zhulietën është risi, ndërsa përmendën edhe se mund të jetë një simbol kundër racizmit.
Romeo & Juliet movie then vs. now.
— Thomas (@StateOf_Chassis) April 4, 2024
They are rewriting history in front of our very eyes. https://t.co/vXiwiVCOvT pic.twitter.com/ZL2o95oYSC

