NJË NATË PËR 1000 MUAJ! 21-vjeçari tregon udhëtimi në rrugën e besimit islam: Agjërimi, moment reflektimi
Ky 5 prill sipas dijetarëve myslimanë përkon me Natën e Kadrit në muajin e Ramazanit. Në këtë natë të shenjtë për besimtarët, gazetarja Sonila Musai sjell historinë e një 21-vjeçari që thotë se besimi i ka ndryshuar jetën!
Agjëron që kur ishte në moshën 6 vjeçare. Ahmed Pemaj, tashmë është 21 vjeç!
E takuam në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit shkon çdo ditë!
Ky 5 prill kishte rëndësi të dyfishtë për të!
Veçse e premte, besohet se mund të jetë Nata e Kadrit, që për agjëruesit ka rëndësi të veçantë.
Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit në vijim.
21 vjeçari tregon se vjen nga familje praktikante e besimit islam, por thekson se vendimi për të praktikuar fenë për të nuk ka qenë detyrim
Thotë se besimi në islam e ka ndryshuar!
Lexoni është mesazhi që përcjell jo vetëm për besimtarët!
Muaji i Ramazanit ka hyrë në ditët e fundit pasi agjërimi ndalet në datën 9 prill ndërsa të mërkurën e 10 Prillit besimtarët kremtojnë festën e Fiter Bajramit.


