Çfarë është e ndaluar për besimin ortodoks? At Nikollë Xhufka tregon se cili është mëkati që nuk i falet njeriut
At Nikollë Xhufka foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” lidhur me besimin në Zot, dhe çfarë lejohet dhe çfarë jo në besimin e krishterë ortodoks.
Gjatë intervistës për dy moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, at Nikollë Xhufka tha se mëkati më i madh që nuk i falet njeriut është vetëvrasja.
Pse pashka ortodokse dhe katolike festohen në data të ndryshme?
At Nikolla Xhufka: Është çështje datash, kalendarit diellor, hënor, është e komplikuar si gjë. Ne besojmë të njëjtën gjë, kryqëzimin dhe ngjalljen e Krishtit.
Çfarë ndalohet në besimin ortodoks?
At Nikolla Xhufka: Në besimin e krishterë ortodoks lejohet edhe mishi i derrit edhe alkooli por me masë, kisha thotë çdo gjë e tepërt është mëkat dhe të hash është shume mëkat sepse dëmton veten, edhe te pish ujë shumë, edhe alkool është mëkat në të dyja besimet.
Unë vetëm një herë e kap tepruar me alkoolin dhe kam fjet 3 ditë gjumë. Une vetë nuk e konsumoj alkoolin, por qëlloi rakia e mirë ishte e ëmbël. Një herë e kalova atë masën por nuk më pëlqen.
Nëse do më pëlqente do e pija, por me masë. Në besimin ortodoks ndalohet 10 urdhëresat e Moisiut, mos vidh, mos kurvëro, ndero mamanë dhe babanë…këto janë mëkate që nëse i bën falen..por mëkati më i madh që nuk falet është vetëvrasja, automatikisht shkon në ferr.
Pendesa arrihet me vepra. Besimi pa vepra është asgjjë. Lutja është individuale. Në ungjill nëse ti do që lutja të dëgjohet duhet të dalë nga thellësia e shpirtit dhe të jetë e vazhdueshme.
Në kishë dhe xhami të shkojmë sa herë të kemi mundësi. /vizionplus.tv/

