“Kopshti i Edenit” po braktiset, AFP: Rritja e temperaturave largon shpendët shtegtarë nga Laguna e Vainit

Kjo është laguna e Vainit…

Kopshti i Edenit për zogjtë shtegtarë që shtrihet përgjatë bregdetit verior shqiptar po përballet me braktisjen çdo vit e më shumë të mysafirëve me pendë.

Një reportazh i agjencisë franceze të lajmeve “AFP” e vë theksin tek numri në ulje i shpendëve në lagunë, me të paktën 40% e tyre që mungonin në janar të këtij viti.

Teksa ekspertët e fushës rendisin rritjen e temperaturave dhe ndotjen e mjedisit ndër shkaqet e shumta të fenomenit

“Kopshti i Edenit” po braktiset, AFP: Rritja e temperaturave largon

“Ngrohja globale, futja e gaforres blu që zhduk peshqit dhe ngjalat. Nuk mund të vazhdojmë me idenë që s’është në dorën tonë, të gjithë mund të japim kontribut duke ndotur sa më pak ambientin dhe shpërndarje të karbonit, që janë shkaqe anësore”.

Sipërfaqja prej 3 mijë hektarësh përgjatë Adriatikut, është shtëpia e 196 lloje shpendësh shtegtarë, teksa miliona ndalen aty gjatë fluturimit të tyre nga Afrika në Evropë.

“Kopshti i Edenit” po braktiset, AFP: Rritja e temperaturave largon

“E presim shkabën egjiptiane me ankthe e shqetësimin, sepse fluturimi nga Afrika në Shqipëri konsiderohet fluturim për mbijetesë, duke pasur parasysh shtegtim 5 mijë kilometrash përballet me rreziqe”.

AFP ka theksuar se ujërat e Shqipërisë janë ndalesë e rëndësishme për shpendët, ndërsa problemi i shtegtarëve fluturues tashmë është global.