"Maddalena Strozzi", “Mona Lize” ndryshe e Raffaello Sanzio
As në këtë punë nuk ka paqartësi misterioze që përshkon kryeveprën e Leonardos dhe portretin, megjithëse kjo vepër është kryesisht realist, ka si qëllim të lehtësojë papërsosmëritë e gruas, duke e bërë vëzhguesin ta përqëndrojë shikimin e tij mbi të gjitha tek ëmbëlsia të vështrimit të saj dhe studimit material të pëlhurave që e mbulon atë.
Idealizimi i grave, karakteristikë e periudhës së cilës i përket Raffaello, është trajtuar nga shumica e artistëve, të cilët tregojnë një përpjekje për të fshehur defektet e figurave femra, të përfaqësuara në më pak detaje sesa burrat.
Kjo tablo rreket të ofrojë një lloj “Mona Lize” tjetër në Rilindjen e Artë, një “Xhokondë” me më pak mister dhe më shumë realiste, e cila vjen si një guxim i sprovës për të ndryshuar rregullin, për tu pajtuar me botën femërore, e cila është e përsosur në misionin e saj, edhe nëse ka diçka që nuk e përmbushë realen e saj fizike.
Gjithsesi mjeshtri ka sjellë në këtë tablo një grua, një sintezë e gjithëpranimit të saj si mrekulli.
