Martohet vajza e bosit të "Formula 1"

Bukuroshja Tamara Ecclestone i ka thënë "Po" të fejuarit Jay Rutland.Babai i saj, Bernie Ecclestone, bosi i "Formula 1", ka shpenzuar rreth 650 mijë dollarë  për t`i rehatuar të ftuarit e dasmës në Grand Hotel në St-Jean-Cap-Ferrat të Francës.Burimet kanë thënë se ai ka shpenzuar 3.5 milionë dollarë tjera për dasmën e sw  bijws përfshirë këtu muzikën, shpërthimi i fishekzjarrëve dhe një koncert të Elton John.Lionel Richie, Calvin Harris dhe Mark Ronson gjithashtu kanë performuar në martesën e bijës së Bernie-t."Muzika është dëgjuar shumë milje larg", ka thënë Sylvie Anderson.Në mesin e të ftuarve në këtë martesë ishin aktori, Jason Statham, Paris Hilton, Sean Connery dhe princesha Beatrice.Tamara dhe Jay janë njohur në Janar dhe janë fejuar në muajin Shkurt. Ata të Premten e kaluar janë shfaqur në zyrën për regjistrim në Londër.