Të sëmurët izolohen nga frika se janë të mallkuar

Të shpërfytyruar, por sfidues, këta janë anëtarët e fundit të mbijetuar nga një koloni kineze të cilët ishin dëbuar nga shoqëria, sepse shumë njerëz besuan se ata ishin të mallkuar.Në Luduo, njëri prej 200 fshatrave të prekura nga turbekulozi në provincën Yunnan, kishte rreth 80 persona që vuanin në fillimet e ndërtimit të kampit.Shumica prej tyre vdiqën në kamp pa parë ndonjëherë të afërmit e tyre përsëri edhe pasi ishin shëruar, për shkak të “njollës”që i ndiqte me çdo kusht.Për shekuj me radhë, shumë kultura gjithashtu e panë atë si një mallkim apo një dënim nga perënditë, duke lënë vetëm priftërinjtë apo njerëzit e shenjtë për ta trajtuar.Si të tilla, shumë prej kolonive origjinale, të drejtuara shpesh nga manastiret, ishin vendosur në zonat e largëta për t'i mbajtur ata sa më larg të jetë e mundur nga pjesa tjetër e popullsisë.Njerëzit ishin aq të frikësuar sa që edhe persona që vuanin nga sëmundje të tjera të lëkurës i izolonin menjëherë, duke i dërguar në kamp.Tuberkulozi është një vrasës i vjetër. Pa e zmadhuar, mund të themi se miliona veta kanë vuajtur dhe kanë vdekur nga tuberkulozi. Gjurmë të kësaj sëmundjeje janë gjetur edhe në mumiet e lashta të Egjiptit dhe të Perusë. Sot format e reja të bakterit të tuberkulozit vrasin rreth dy milionë njerëz çdo vit.