Rita Ora, imazhi i "Material Girl"

Një tjetër arritje vjen për këngëtaren me orgjinë kosovare, Rita Ora.Ajo do të jetë imazhi kryesor i linjës "Material Girl", e cila është një linjë që e zotëron një tjetër këngëtare, pikërisht mbretëresha e popit, Madonna.“Dailymail” ka bërë të ditur se Rita Ora ka firmosur një kontratë për këtë linjë për vlerën 760 mijë dollarë  për të qënë fytyra e kësaj kompanie.Rita Ora do të zëvendësojë  bukuroshen Georgia May Jagger, e cila ka qënë imazhi i "Material Girl", me Ritën.Ka qënë vajza e Madonnës ajo që ka insistuar që Rita të jetë imazh i kompanisë së Madonës.Prandaj dhe këngëtarja Madonna nuk është menduar gjatë por menjëherë në takimin e parë me Ritën në eventin "Met gala 2013", ka shfrytëzuar mundësinë tia ofroj Ritës këtë mundësi.Rita nga ana e saj nuk ka hezituar ta bëj publik këtë lajm për të gjithë fansat e saj nëpërmjet rrjetit social Twitter duke thënë: "Tashmë është zyrtare, unë do të jem imazhi i ri i Material Girl."