Bill Clinton babai i vitit
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, është nderuar për aftësitë e tij prindërore gjatë të martës nga vajza e tij Chelsea, e cila i ka dhënë atij çmimin "Babai i Vitit", në një ngjarje gala në New York. Politikani është nderuar me çmim nga zyrtarët e Komitetit të Ditës Kombëtare të Babait, dhe ka bërë një fjalim prekës pasi ka marrë çmimin.
Chelsea, e cila ishte e ftuar "surprizë" në dhënien e çmimit ka thënë:"Çdo ditë ai është babai im, dhe nuk kam nevojë për një çmim për t'i treguar se ai është më i miri baba që ndonjëherë kam mundur të kem. Por unë jam krenare që ai po e pranon këtë mirënjohje të cilën unë, sigurisht vajza e tij, mendoj se ai gjithmonë e ka merituar".
Gjatë fjalimit të tij Clinton mes tjerash ka rikujtuar "fjalosjen e vetme" me vajzën e tij kur ajo kishte qenë një vajzë adoleshente e shkollës së mesme që jetonte në Shtëpinë e Bardhë. "Dhe atë i kujtoja shpesh , 'Derisa ti je në këtë shtëpi, të qenit president është detyra ime e dytë më e rëndësishme',", ka thënë Clinton.
Nga fituesit e mëhershëm të kësaj mirënjohjeje ka qenë edhe një ish-president amerikan, Ronald Reagan,