Kohë të bukura familjare

Më 25 Gusht do të mbushë 43 vjeç, por po ta shohësh me këtë pamje dhe këtë veshje, duket sikur koha ka ndalur për të që kur ishte 17 vjeç, kohë kur hodhi hapat e para në botën e modës e kur me një shpejtësi marramendëse u kthye në një nga modelet më të famshme në botë.Claudia po kalon disa ditë pushimesh me bashkëshortin Matthew Vaughn dhe fëmijët e saj Caspar, Clementine dhe Cosima të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç.Së bashku me disa miq, të gjithë shumë të qetë, si për të përgënjeshtruar zërat se martesa mes saj dhe producentin po kalon një krizë.Dhe si çdo nënë, Claudia, që përpara objektivit ndihet gjithnjë rehat, është transformuar në një fotografe duke qëndruar pas objektivit dhe duke fotografuar të vegjlit e saj.