Euro U-19 për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, Krepi fton 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare U19 për vajza, ka nisur nga sot grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për këtë grupmoshë.

Ku Shqipëria është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Skocinë, Lihtenshtejnin dhe Qipron.

Trajneri Kreshnik Krepi ka grumbulluar 20 lojtare.

Baza e futbollisteve që kanë marrë ftesë nga trajneri shqiptar janë nga klube të kampionatit shqiptar, ndërsa 5 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Me ekipe si Leverkusen, Orion, Creighton, Atletico Club Amsterdam dhe Malisheva në Kosovë.

Grupi kuqezi do të grumbullohet në Durrës, në kompleksin “Tropikal”.

Ndeshja e parë e Shqipërisë U19 do të jetë ndaj Qipros (3 prill) në stadiumin “Elbasan Arena” (15:30).

Pas tri ditësh (6 prill) Kombëtarja e vajzave do të përballet me bashkëmoshataret e Lihtenshetjnit, po në stadiumin “Elbasan Arena” (15:30).

9 prilli sjell edhe sfidën e fundit të Shqipërisë në këtë grup, ndaj vajzave të Skocisë.

Ndeshja mbyllëse do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” (15:30).

Në rast se Kombëtarja renditet e para në grupin B7, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A.

Dhe do të ketë shanse reale për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm për këtë grupmoshë.

Të gjitha ndeshjet e grupit B6 do të luhen në Shqipëri në datat 3, 6 dhe 9 prill.

Takimet e Shqipërisë do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshjet e tjera në “Shtëpinë e Futbollit”.