Manchester United mendon për një trajner të ri, Ten Hag: Nuk më intereson

Manchester United ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve britanike, “Djajtë e Kuq” po mendojnë për Graham Potter si trajnerin e tyre të ardhshëm.

I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, trajneri aktual i United, Erik ten Hag u përgjigj se nuk ndjehet aspak i shqetësuar.

“Kur punon për United gjithmonë ka zëra për trajnerët e ardhshëm, thashetheme rreth klubit, ekipit, trajnerit dhe lojtarëve.

Ne jemi të përqendruar te e tashmja, jemi të përqendruar që ekipi të luajë sa më më mirë, për të përmirësuar mënyrën se si luajmë, kështu që nuk më intereson se çfarë thuhet”-deklaroi Ten Hag.