VIDEO/ Muric për rekord, paraqitja e portierit kosovar ndaj Chelsea vlerësohet me notën 10

Burnley mori një pikë sot në transfertë ndaj Chelseat, në përballjen që u mbyll 2-2.

Një nga më të mirët në fushë për ekipin e drejtuar nga Kompany ishte portieri Aro Muric.

“Gardiani” kosovar ishte vendimtar me pritjet e tij, duke ndihmuar skuadrën për të dalë me rezultat pozitiv nga “Stamford Bridge”.

Te “SofaScore”, faqja e specializuar, ka vlerësuar me notën 10 paraqitjen e Muric.

E thënë më me detaje, numërohen 11 pritje në total ndaj skuadrës së Pochettinos, 8 prej të cilave ishin nga goditjet prej brenda zonës.

Aro Muric ka luajtur 2 ndeshje në Premier League këtë sezon.

VIDEO/ Muric për rekord, paraqitja e portierit kosovar ndaj Chelsea