Tottenham përmbys Luton dhe ngjitet në zonën Champions, Chelsea ngec në shtëpi ndaj Burnley
Tottenham fiton me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Luton në takimin e javës së 30-të të Premier League, në shtëpi dhe ngjitet në vendet e zonë Champions.
Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Chong në minutën e 3’.
Takimi vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 51’, kur Kabore bëri autogol dhe u dhuroi barazimin vendasve.
Ndërsa në minutën e 86’ Heung-Min Son përmbysi rezultatin dhe i dha fitoren ekipit të “Spurs”.
Pas këtij takimi Tottenham renditet në vend të katërt me 56 pikë, teksa Luton renditet në vend të 18-të me 22 pikë.
Chelsea ngec në shtëpi me barazimin 2-2 ndaj Burnley, me këta të fundit që e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak.
Në minutën e 40’ miqtë mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Assignon u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Vendasit e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe kaluan në avantazh në minutën e 44’ me Palmer që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Burnley barazoi në minutën e 47’ me Cullen, ndërsa në minutën e 78’ Palmer riktheu Chelsea-n në avantazh.
Ndeshja u vulos në minutën e 81’ nga O’Shea që barazoi për Burnley.
Pas këtij takimi Chelsea renditet në vend të 11-të me 40 pikë, teksa Burnley në vend të 19-të me 18 pikë.
