VIDEO/ Dinamo mund Skënderbeun dhe bëhet përsëri kërcënuese për “Final Four”

Dinamo ka siguruar sot një sukses shumë të rëndësishëm që i jep fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të bluve, por sidomos i kthen në garë për një vend mes katër të parëve.

Blutë kanë mundur Skënderbeun që mban pikërisht vendin e katërt dhe me një ndeshje më pak të luajtur, janë një pikë pas korçarëve.

Një supergol i Kaçorrit i dha shpejt avantazhin Dinamos e cila më pas menaxhoi shumë mirë situatën dhe la rrallëherë korçarët që t’i rrezikonin portën.

Blutë ndërkohë nuk reshtën sulmet dhe kërkuan me ngulm një tjetër për të mbyllur ndeshjen, duke e shënuar në pjesën  e dytë me Qefaliajn.

Kështu, erdhën tre pikë të arta për renditjen në pjesën më të rëndësishme të kampionatit, duke bërë edhe më të bukur luftën për “Final Four”.

Video:

https://streamin.one/v/d91fd117

https://streamin.one/v/fb6aa41b