VIDEO/ Dortmundi fiton pas 10 vitesh në Bavari, asist Leverkusenit për titullin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2024, 20:32
Borussia Dortmund rikthehet të fitojë një ndeshje kampionati në “Allianz Arena” pas 10 vitesh.
Verdhezinjtë mposhtën 0-2 Bayernin falë golave të Karim Adeyemit (10’) dhe brazilianite Ryerson (83’).
Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Edin Terzic që renditet në vendin e katërt, duke qenë brenda objektivit Champions.
Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.
Golat:
https://www.goalstube.online/2024/03/bayern-dortmund.html
