VIDEO/ Tudor debuton me fitore, Lazio fundos Juventusin me një gol në shtesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2024, 20:22
Debutim ëndrrash për Tudor në stolin e Lacios, teksa skuadra e tij arriti të mposht Juventusin me shifrat 1-0, falë një goli me kokë të Marusiç në sekondën e fundit të lojës.
Një ndeshje me fund të çmendur, teksa Lacio i jep leksion Juventusit brenda në “Olimpico”, duke e fundosur “Zonjën e Vjetër” në një krizë të thellë.
Me këtë humbje, numri i ndeshjeve pa fitore shkon në 4 për bardhezinjtë, teksa mund ta shohin veten shumë shpejt jashtë zonës Champions.
Lacio bën një paraqitje të shkëlqyer teksa i afrohet edhe më shumë Atalantës së vendit të 6, dhe në javët në vazhdim do të luftojë fort që të mund të kap një vend në Kupat e Europës.
Goli:
https://streamin.one/v/db1ed151
