VIDEO/ Festë elektrizuese, Çezena e goleadorit Kristian Shpendi ngjitet zyrtarisht në Serinë B
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2024, 21:33
Pasdite festive për Çezenën e Kristian Shpendit.
Skuadra e goleadorit shqiptar, arriti të siguronte edhe matematikisht ngjitjen në Serinë B, pas triumfit 1-0 të arritur ditën e sotme në shtëpi ndaj Peskarës.
Goli i Pierocit në minutën e 87-të, i siguroi zyrtarisht “biletën” për ngjitjen një kategori më lartë ekipit bardhezi.
Stadiumi ishte i tejmbushur, teksa në momentin e vërshëllimës së gjyqtarit, një festë elektrizuese shpërtheu në stadiumin “Dino Manuci”.
Padyshim që protagonisti absolut i këtij suksesi të Çezenës është sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi, i cili është dhe kryegolashënuesi i Serisë C me plot 20 gola në 34 javë kampionat.
View this post on Instagram
