VIDEO/ Pret ftesën e Silvinjos, mesfushori shqiptar shënon supergol në Kroaci
Lindon Selahi, e ka shprehur hapur se po pret një ftesë nga Silvinjo dhe dëshiron të jetë pjesë e Shqipërisë për Europianin e verës.
Në fakt mesfushori po bën shumë mirë në Kroaci, aty ku aktivizohet me skuadrën e Rijekës.
Selahi ishte protagonisti i fitores së sotme me shifrat 3-0 ndaj Rudes të vendin të fundit në renditjen e kampionatit.
Në minutën e 56-të, ishte pikërisht mesfushori shqiptar i cili shënoi me nëj goditje me një goditje të shkëlqyer nga kufijtë e zonës, për të çuar topin në rretë dhe vulosur fatin e këtij takimi.
Ky ishte goli i tretë i këtij sezoni për Selahin, i cili ishte në pritje të transferimit ndaj nuk luajti thuajse dy muaj në dimër.
Por tashmë ai është kthyer përsëri pikë fikse në rreshtimin e Rijekës dhe po ndihmon ekipin të marshojë drejt titullit kampion.
Goli:
https://streamin.one/v/286d52e8
