VIDEO/ Atalanta turpëron Napolin, zona Champions më afër për Gjimshitin me shokë

Atalanta merr një fitore të rëndësishme ndaj Napolit në stadiumin “Diego Aramando Maradona”.

Sfida e vlefshme për javën e 30-të të Serie A u mbyll me rezultati 0-3, me ekipin e Gasperini-t që zhvilloi një ndeshje të bukur.

Takimi u zhbllokua në minutën e 26’ nga Miranchuk, teksa Scamacca dyfishoi avantazhin në minutën e 45’.

Ndeshja u vulos nga Koopmeiners, i cili realizoi golin e tretë për Atalanta-n në minutën e 88’.

Pas këtij takimi Napoli renditet në vend të shtatë me 45 pikë, teksa Atalanta në vend të gjashtë me 50 pikë.

Golat:

https://streamin.one/v/c6c3fc3d

https://streamin.one/v/c5c63f1c

https://streamin.one/v/0d76bb3a