VIDEO/ Karton i kuq dhe penallti e humbur, Partizani i reziston Laçit me 10 lojtarë dhe merr një pikë

Laçi dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 mes tyre, pas një dueli që foli thuajse vetëm për ekipin vendas.

Laçi ishte më ngulmues gjatë gjithë ndeshjes dhe përfitoi maksimalisht nga epërsia numerike në fushë pas kartonit të kuq të Carës.

Por Partizani gjeti golin me Sotën pas një goditje këndi dhe mendoi vetëm të mbrohej.

Lëvizjet e Cungut në pjesën e dytë me aktivizimin e Myrtës dhe Sobouejll, sollën golin e barazimit të këtij të dytit.

Sulmuesi më pas fitoi edhe penallti, por Ujka shpërdori raste duke çuar sferën në duart e Qirkos.

Sulmet e kurbinasve nuk u ndalën, por Partizani në fund ia doli që duke u mbrojtur me shumë forca, të dilte me një pikë nga fusha e lojës, për të mos lëshuar vendin e tretë në renditjen e kampionatit.

GOLI:

https://streamin.one/v/8a18e6d4

https://streamin.one/v/c3f4acb9