Ndërpret marrdhëniet me familjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2013, 13:17
Janet Jackson raportohet se ka ndërprerë lidhjen me vëllezërit e saj.Këngëtarja 47-vjeçare, vazhdimisht i kishte mbajtur financiarisht vëllezërit e saj, por tani është lodhur."Janet ka qenë shumë e sjellshme kurdo që ndonjë prej familjes së saj ka ardhur te ajo për t'i kërkuar para. Por duket se paratë që ajo u kishte dhënë kurrë nuk kishin mjaftuar, dhe ishte vetëm çështje kohe para se Janet të shkëpuste lidhjet"."Janet madje i është dashur ta ndërrojë numrin e telefonit, nëna e saj, Katherine, ishte e vetmja anëtare e familjes me lidhje të drejtpërdrejtë te ajo. Por tani vëllezërit e Janet përpiqen ta gjejnë atë përmes nënës së tyre", ka thënë burimi