Sejdarasi: Në të kaluarën, ka pasur disa projekte për investim në ishullin e Sazanit

Gazetari, Bardhi Sejdarasi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në të kaluarën ka pasur disa projekte për investim në ishullin e Sazanit.

Sejdarasi: E para nuk ka asnjë miratim dhe ka vetëm një projekt.

Bëhet fjalë vetëm për projektin e Sazanit dhe nuk ka projekt për Zvërnecin.

Projekti është depozituar i plotë me të gjitha kërkesat që parashikon ligji shqiptar, në agjencinë e Zhvillimit të Investimeve AIDA.

Do shkoj 23 vjet më përpara.

Kryeministri Ilir Meta ka thirrur me urgjencë në zyrë, Agim Sinajmerin që ka qenë kryetar i Komitetit të zhvillimit të Turizmit dhe i ka kërkuar në mënyrë urgjente që të hartohej një projekt për ishullin e Sazanit.

Projekti është bërë nga Arben Golemi.

Projekti kushtonte 1.3 miliardë dollarë. Kishte edhe 4 investitorë të gatshëm.

Menjëherë pas kësaj, një kompani kineze ka sjellë një tjetër projekt, i cili bënte fjalë për një kazino.

Janë edhe disa të tjerë që unë i di që nuk po flas për ta por janë projektet e gatshme.