Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas policin
Një inspektor i qarkullimit ka qenë në këmbë te rruga e Mauzoleut të Dëshmorëve kur është goditur nga pas nga një automjet.
Dëmtimi është i lehtë në njerën këmbë.
Polici, Gentjan Hoxhalli ndodhet në spital për një grafi të këmbës.
Ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Renaldo Avdiu është ndaluar.
Nga të dhënat paraprake rezulton se nuk ka qenë një ngjarje e qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
